Një aksident i rëndë në autostradën e Zacatecas, Meksikë, ka rezultuar me 19 viktima dhe 6 të plagosur, pasi një autobus u përplas me një kamion mallrash.
Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur autobusi, që po udhëtonte drejt Ciudad Juarez, goditi pjesën e pasme të kamionit që kishte shkëputur.
Guvernatori David Monreal raportoi fillimisht 24 viktima, por numri u rishikua më vonë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, që ka nisur hetimet për të gjetur shoferin e kamionit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë forcat e shpëtimit duke punuar për të nxjerrë kufomat. Viktimat nuk ishin emigrantë, sipas autoriteteve.