Në një kohë kur shumica e vendeve po kalojnë drejt një shoqërie pa para të gatshme, Suedia dhe Norvegjia po ndryshojnë politikën e tyre.
Këto dy shtete nordike, të cilat tradicionalisht kanë qenë liderë në përdorimin e pagesave elektronike, tani po rikthejnë përdorimin e parasë fizike si masë sigurie kundër krizave dhe sulmeve kibernetike.
Raporti i fundit i Bankës Qendrore tregon se Suedia dhe Norvegjia kanë nivelin më të ulët të parasë fizike në qarkullim si përqindje e PBB-së në botë. Në Suedi, vetëm një në dhjetë blerje bëhen me para të gatshme, ndërsa pagesat me karta bankare dhe aplikacione mobile janë më të shpeshta.
Megjithatë, përballë kërcënimeve të mundshme gjeopolitike, qeveritë e këtyre vendeve po inkurajojnë qytetarët të mbajnë para fizike në dorë.