Një nga ndërtimet më ikonike të Tiranës pritet të asgjësohet me një të rënë të lapsit. Ashtu siç po ndodh me prona të tjera shtetërore, ku në vend të tyre po ndërtohen kulla të stërmëdha nga firmat private. Rritja e çmimeve për metër katror në kryeqytet ka rritur kërkesën për troje dhe, pasi mbaruan trojet e privatëve, oligarkët dhe ata që i mbështesin në qeveri i kthyen sytë nga pronat shtetërore. Me vendime tepër të diskutueshme, ku çdo gjë po shitet dhe po blihet, Korporata e Investimeve Shqiptarë tashmë është bërë e preferuara e biznesmenëve, duke pasuar edhe Agjencinë e…
Author: zahirinews
Në një vend ku njerëzit paguajnë sigurime nga halli, jo nga dëshira, Eurosig ka ditur të përfitojë më mirë se kushdo nga ky sistem tërësisht i prishur. Shfaqet me zyrat e veta luksoze, me reklama që flasin për “besim dhe garanci”, por sapo vjen puna te zbatimi i këtyre fjalëve, gjithçka zbërthehet si një kartolinë propagandistike. Në Shqipëri: Ligjërisht i fuqishëm, praktikisht i padukshëm kur ke nevojë Qytetarët shqiptarë që kanë pasur “fatkeqësinë” të kenë një dëm të mbuluar nga Eurosig, tregojnë histori të njëjta: sorollatje pafund, dokumente të humbura, përgjigje arrogante nga zyrtarët dhe dëmshpërblime qesharake që nuk mbulojnë…
Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ai ka “vizituar” 3 herë SPAK-un brenda një kohe të shkurtër, teksa gjatë kësaj kohe synonte edhe një mandat tjetër në krye të institucionit që drejton. Problemet me detyrën kanë sjellë që ai të hetohet për abuzime të rënda. Myzyri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në tenderin për spërkatjen e mushkonjave. Insektet e vogla duket si do i “hanë kokën” kreut të KPP-së. Sipas dokumenteve, Myzyri nuk ka zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit. Ai ka dalë…
Një skandal mjedisor me përmasa të rënda po zvarritet në heshtje në Porto Romano, ku 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike të eksportuara nga kompania Kurum janë kthyer nga Tajlanda dhe ruhen prej muajsh nën mbikëqyrjen e policisë. Megjithëse dyshohet se mbetjet janë të rrezikshme dhe janë eksportuar pa miratim nga vendi pritës, hetimet janë futur në një ngërç të frikshëm që sipas burimeve po zvarritet me ndërhyrje nga lart, kurse kompania shpërndau çanta me para në media dhe gjetkë për të mbyllur çështjen. Mostrat që s’merren, laboratorët që “nuk gjenden” “Nëse do ta vrasësh një çështje, zvarrite. Disa heshtin, disa…
Duke filluar nga e premtja e javës së kaluar, një problem, në dukje tekni në faqen e-Albania, ka krijuar një lloj kolapsi në pajisjen e subjekteve tregtar me aplikimin për leje ndërtimi apo për licensa të ndryshme. Sipas informacionit rezulton se sistemi elektronik që menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nuk përgjigjet, duke rrezikuar përmbushjen e afateve ligjore nga aplikuesit. Çfarë ka ndodhur konkretisht? Me krijimin e bazës së të dhënave të AKSHI-it, subjektet tregtare, mes të cilëve kompanitë ndërtuese, duhet të aplikojnë pranë e-albania për t’u pajisur me lejet e ndërtimit. Gjatë procedurës administrative, institucionet lokale…
Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) hapi një hetim zyrtar në Shqipëri mbi keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga programi IPARD-II (2014–2020), pas denoncimeve të shumta. OLAF zbuloi se mbi 33 milionë euro të fondeve të BE-së janë përdorur në mënyrë të paligjshme ose të korruptuar. Hetimi zbuloi manipulime sistematike në përfitimin e granteve: 1. Oferta të falsifikuara, 2. Rritje të qëllimshme të kostove, 3. Kërkesa për pagesa të fshehta ndaj “zyrave konsulente”, 4. Përfitues të lidhur politikisht. Pas zbulimit të manipulimeve sistematike, Komisioni Evropian, në vitin 2023, pezulloi pagesat nga fondi IPARD-II. Po ashtu, ngriu edhe programin e ardhshëm IPARD-III…
Ka nisur fushata zgjedhore dhe njëherazi me të edhe hetimet e SPAK kundër krimeve elektorale që janë nën kompetencë të prokurorëve të posaçëm. SPAK ka konfirmuar zyrtarisht për Top Channel se vetëm në platformën on line “denonco krimin zgjedhor” janë regjistruar 19 materiale kallëzuese. Jo zyrtarisht shpjegohet se nuk ka vetëm përfaqësues të politikës që denoncojnë, por edhe qytetarë. Në këtë shifër nuk llogariten hetimet kryesisht që kanë vënë në lëvizje grupin e prokurorëve dhe çështjet u janë shpërndarë grupit të prokurorëve sipas qyteteve që ata po mbulojnë. Në strategjinë e SPAK të bërë publike, ku përfshihet dërgimi në 12 qarqe 20…
Në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore në Shkallnur të Durrësit, ku i pandehur është marrë ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, rezulton një episod ku është rrëmbyer një sipërfaqe toke prej 13 mijë e 500 m2 tokë, duke përdorur dokumentet e falsifikuara të një gruaje të verbër. Sh. Gjeçi, prej vitit 2013 kishte humbur shikimin dhe ka përfituar statusin e të verbrit, duke mos pasur mundësi as të shikojë por as të shkruajë. Mirëpo në dokumentet e hipotekës së Durrësit, rezulton se ajo ka kryer një seri veprimesh noteriale duke autorizuar persona të ndryshëm me qëllim përpilimin e dokumenteve hipotekore…
Për javë më radhë iu kemi kemi sjellë në vëmendje problematika të mprehta në lidhje me sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke filluar nga prania e 35 pesticideve të ndaluara te produktet tona ushqimore, salmonela te mishi i pulës apo asgjësimi i paligjshëm i shpendëve të ngordhur, por deri më tani asnjë masë nga institucioni përgjegjës, Ministria e Bujqësisë. Nëse mendoni se skandalet ushqimore dhe indiferenca e autoriteteve mbyllen këtu, e keni gabim. Sepse një problem tjetër shumë i madh në vendin tonë janë edhe ushqimet me hormone dhe pikërisht sonte do të flasim për njërin prej tyre, hormonin kancerogjen: Etefon.…
Në një operacion të gjerë policor në 5 vende të Europës u arrestuan 234 persona. Sipas agjencisë evropiane të policisë Europol, operacioni është një nga më të mëdhenjtë në vite kundër krimit të organizuar. Europol e quan atë “një goditje çekiçi për krimin e organizuar”. Operacioni i policisë u fokusua në katër rrjete kriminale të përfshira në trafikun e drogës, pastrim parash dhe krime të dhunshme. Rrjetet kriminale tentuan të kontrabandonin kokainë nga Amerika e Jugut nga deti dhe toka në Turqi dhe Evropë. Heroina vinte nga Irani dhe Afganistani, kanabisi nëpërmjet Ballkanit dhe pilulat ekstazi (MDMA) nëpërmjet vendeve të…