Çarja e digës në Bunec, Ministria e Mbrojtjes: Kishte 15 mijë metër kub ujë, u përmbytën 12 biznese
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion lidhur me çarjen e digës së një hidrocentrali në afërsi të plazhit të Bunecit.
Diga ka pasur 15 mijë metër kub ujë në momentin e çarjes. Uji ka vërshuar në 12 binzese, fatmirësisht pa pesona të lënduar.
Njoftimi:
Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë.
Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz.
Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.