Author: zahirinews

SPAK dërgon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 zyrtarë të tjerë. Njoftimi: 1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të pandehurve Plarent Ndreca, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari, Aida Shehi, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi”.2. Në seancën e datës 20.03.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin…

Lexo më shumë

Shqipëria u rendit në vendin e 89 në Indeksin e Lumturisë për vitin 2025, një publikim i Kombeve të Bashkuara në datën 20 mars, që është Dita e Lumturisë. Raporti Botëror i Lumturisë 2025, i publikuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, ofron një vështrim gjithëpërfshirës mbi nivelin e lumturisë në mbarë botën, duke u bazuar në të dhëna nga mbi 140 vende. Në Europë, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë, me këtë të fundit që është shteti më i palumtur i Europës. Shteti më i lumtur në rajon është Kosova, e 29-a në botë,…

Lexo më shumë

Erion Veliaj ka firmosur nga qelia urdhrin që mban datën 18 Mars, ku i delegon kompetencat e kryetarit, Sara Goxhajt, një nga njerëzve më të afërt të tij, duke larguar kështu Anduela Ristanin. Por çfarë ka ndodhur më pas? Menjëherë pas marrjes së njoftimit, raportohet se kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt dhe ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn, të dy njerëz mjaft afër kryebashkiakut Veliaj.  Mbetet e paqartë se si është vepruar për shkarkimin e tyre. Veprimi i Veliajt nga qelia, për emërimin e Sara…

Lexo më shumë

Siç bëjnë me dije burime pranë prokurorisë së posaçme kërkimet e akuzës ndaj Roshit janë orientuar drejt dyshimeve për fshehje të pasurisë dhe mos justifikim të saj. Hetimet pasurore ndaj ish kryebashkiakut lidhen jo vetëm me shpenzimet por edhe investimet e kryera ndër vite. Llogaritë me SPAK Roshit ju hapën nga një vendim i gjykatës së posaçme e cila refuzoi pushimin hetimeve të prokurorisë së Durrësit mbi kallëzimin e KLSH që gjeti shkelje në tenderat nga ish kryebashkiaku i Kavajës. E ndërsa ish kryebashkiakë të tjerë janë nën hetim për fshehje pasurie, pak ditë më parë se nuk deklaroi një…

Lexo më shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të shpenzojë miliona euro, me justifikimin se “po jepen për sigurinë e votës”. Pavarësisht se këto janë zgjedhje të reja, avazi i drejtuesve të KQZ-së është i vjetër, pasi të gjitha procedurat bëhen pa garë dhe vetëm me negocim. Në muajin nëntor 2024, KQZ akordoi një shumë prej 2.1 milionë eurosh për të ngritur platformën e votuesve nga jashtë. Ndërkohë, ditët e fundit u akordua një shumë tjetër me vlerë 1.1 milionë euro për suport dhe shërbime. Të dyja procedurat u bënë me negocim, pa asnjë garë. Ndërkohë, vetë KQZ po vijon të shpenzojë miliona…

Lexo më shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një hetim në lidhje me ish ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Në një konferencë, ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit, Berisha u shpreh se nuk ka një informacion të sigurt në lidhje me këtë çështje. “Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam…

Lexo më shumë

Në seancën e mbajtur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), kreu i SPAK, Altin Dumani, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj. Dumani, i cili përfaqëson Institucionin e Prokurorit Publik në këtë proces, argumentoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për ta konfirmuar në detyrë Shehajn duhet të ndryshohet. “Kërkoj ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Erjon Shehaj,” deklaroi Dumani gjatë paraqitjes së pretendimeve në KPA. Për të mbështetur kërkesën e tij, ai dorëzoi një dokumentacion prej 22 faqesh, në të cilin përmblidhen konkluzionet dhe…

Lexo më shumë

Të paktën 16 masa sigurie janë lëshuar për punonjësit e OSHEE-së së Gjirokastrës. Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë mëngjesin e së mërkurës, të dhëna nga Gjykata e Shpallës së Parë me kërkesë të Prokurorisë. Shumica e këtyre masave janë me arrest në burg ndërsa të tjerat janë me detyrim paraqitjeje. Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE rajoni jugor.

Lexo më shumë

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga përgjimi që SPAK i ka bërë kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit, në kuadër të procesit hetimor të nisur ndaj tij për korrupsion e pastrim parash. E ftuar në “A Show” në Syri Tv, Lala ka treguar sekuenca të përgjimeve të reja ndaj Veliajt, të bëra përmes telefonatave nga brenda paraburgimit për familjarët e tij. ‘Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje se fal, për 7 breza do ta shkrij’, – është një nga citimet që dyshohet të ketë folur kryebashkiaku Veliaj me familjarët apo edhe intimidimi i dëshmitarëve të dosjes, duke shkuar…

Lexo më shumë

Të gjitha aktivitetet prodhuese në vend shënuar rënie të shitjeve, përveç ndërtimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2024. Prodhimi dhe shitjet kanë pësuar rënie në aktivitete kryesore të ekonomisë sipas statistikave afatshkurtra që publikoi sot INSTAT. Prodhimi vendas po ndeshet me vështirësi prej më shumë se tre vitesh, për shkak të humbjeve që erdhën nga rënia e euros, rritja e kostove të punës dhe rënia e kërkesës nga jashtë. Industria, shitjet ranë me 14.4% Indeksi i shitjeve neto në volum në sektorin e industrisë shënoi rënie 14,4% në tremujorin e fundit të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë…

Lexo më shumë