Author: zahirinews

Emri i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duket se është më i preferuari për mashtruesit me qëllim përvetësimin e shumave të ndryshme të parave nga biznesmenët. Rasti më i fundit u regjistrua në muajin shtator, ku u arrestua 26-vjeçari Shkëlqim Saraçi dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç. Burime për “Ora News” bëjnë me dije se në shënjestër të mashtruesve në këtë rast për të rënë në “grackë” ka qenë biznesmeni në fushën e ndërtimit, Shkëlqim Beshiri. Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator të këtij viti, ku biznesmenit i…

Lexo më shumë

Hetimi parlamentar mbi manipulimin e “TIMS”, drejtuar nga ish-deputeti Ervin Salianji nxori në pah ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash, për interesa kriminale të eksponentëve të lidhur me qeverinë dhe pushtetin, duke dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare. Salianji ka ngritur nga qelia e burgut akuza për shkelje të rregullores ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, duke thënë se konkluzionet e hetimit i mbylli në sirtarët e Kuvendit përtej afateve, teksa thekson se prej kohësh duhej t’i ishin përcjellë organit të akuzës. Pasi Spiropali e mbylli në sirtar, Salianji ka firmosur dhe dërguar në SPAK kallëzimin për “TIMS”. Sipas demokratit,…

Lexo më shumë

52-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë është biznesmeni Eduart Reçi, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore prej orëve të vona të mesnatës. Reçi njihej si biznesmen dhe si pronar i disa subjekteve në rrugën “Faik Konica”, ku edhe u qëllua me armë zjarri. Reçi është pronar i kompanisë ELGM, që merret me ndërtim apo menaxhim të objekteve të ndryshme përfshirë dhe ato turistike. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. “Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në…

Lexo më shumë

Mbledhja maratonë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ende nuk ka prodhuar asnjë rezultat. Dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbetur sërish peng i debateve mes opozitës dhe mazhorancës. Edhe pas një pushimi rreth 1 orë pas mesnate, PD dhe PS nisën mbledhjen sërish me të njëjtat debate. PD kushtëzon dëshminë e Beqajt me pyetjen e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit. Kërkesa për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor nuk u miratua në Konferencën e Kryetarëve dhe palët u kthyen në Komision me të njëjtat debate. Komisioni është futur në ngërç, ndërsa të enjten përfundon afati, pra mesnatën e…

Lexo më shumë

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mund të thuhet pa frikë se bëjnë pjesë në klasën më të kamur të shoqërisë. Pjesa më e madhe e tyre kanë pasuri të patundshme, makina të shtrenjta dhe shumë para në llogari. Por edhe pse zotërojnë miliona, një vit më parë ata rritën pagat e veta duke marrë afro 3 mijë euro në muaj. Por ky skandal thellohet akoma dhe më shumë, pasi një numër i madh deputetësh kanë të ardhura të tjerë pa bërë punë fare, siç janë qiratë. Mjafton të shohim deklarimet në ILDKP dhe ka deputetë me disa apartamente, biznese e…

Lexo më shumë

Një qytetar ka ngritur një shqetësim publik ndaj kompanisë “One Albania” dhe veprimeve të stafit në një pikë shërbimi në qytetin e Elbasanit, duke denoncuar abuzime dhe mungesë transparence. Ai rrëfen se prej disa kohësh është përballur me problematika të vazhdueshme për shkak të tarifave të pasakta që i janë vendosur nënës së tij të moshuar, e cila ka paguar shuma të ndryshme për oferta që më pas nuk janë aktivizuar siç duhet. Sipas denoncimit të tij, në disa raste, nëna ka paguar 1500 lekë të reja për një ofertë, ndërsa në realitet i është aktivizuar një ofertë prej vetëm…

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën dhe kërkon nga Gjykata e Tiranës konvertimin e dënimit në shërbim prove. 1 vit burg kërkoi prokurori Dritan Nushi për Gjergj Zaharinë, babanë e Elia Zaharia, ndërsa për këtë të fundit 6 muaj burg, që të konvertohen në shërbim prove. Të tre personat te cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërkaq seanca e radhës për shpalljen e vendimit u caktua në datë 13 dhjetor. Vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska. Në seancën e sotme kanë qenë të…

Lexo më shumë

Anduel Tahiraj, deputet i Partisë Socialiste, u denoncua në SPAK nga Partia Demokratike, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre. Në një deklaratë për mediat, Klevis Balliu, Koordinator Rajonal i PD për Tiranën, tha se kur sheh listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që të vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundravajtësi recidivist. “Rama kështu i preferon deputetët, sa më antiligjorë, sa më kriminelë duke filluar nga tipologjia Tahiraj e deri te tipat si Çyrbja.Nëpërmjet deputetëve të opozitës…

Lexo më shumë

Ish-deputeti Halit Valteri, personi që bëri kallëzimin në SPAK ndaj Ilir Metës për çështjen e lobingjeve ngriti akuza të rënda ndaj kreut të Partisë së Lirisë. Në një intervistë për ‘A2 CNN’, ai u shpreh se ish-presidenti mund të hakmerret nga brenda burgut kundër personave që e çuan pas hekurave. Madje, Valteri theksoi se tërthorazi edhe ai është kërcënuar. “Ilir Meta është prapa hekurave. Nuk është kërcënim për disa njerëz jashtë, por frikën e ka. Milionat që përdor Ilir Meta, që i ka nëpër biznese dhe i përdor me grupet kriminale brenda burgjeve, do të marrë hak për njerëz që…

Lexo më shumë