Deputeti i PD, Lefter Gështenja i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme është dërguar me ugjencë në spital.
Mësohet se ai ka shfaqur probleme me hernien.
Gështenja ka qenë i shoqëruar nga dy tre kolegë për tek autoambulanca.
Menjëherë në ambientet e Kuvendit ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar deputetin Gështenja për në Urgjencë.