Pasditen e së premtes në Shqipëri u zhvillua një operacion që u finalizua me zbulimin e nja laboratori kokaine të vendosur në fshatin Qerekë, ndërsa u arrestuan 10 anëtarë të rrjetit të trafikut të drogës, 3 prej të cilëve shtetas të huaj, që dukej se kishin rolin e “kimistëve” në përpunimin e drogës. Droga hynte në Shqipëri e shkrirë në lëkurët e bagëtive, ndërsa më pas përpunoheshin për nxjerrin e lëndës narkotike. Operacioni u krye me kërkesë të SPAK, zyra e Prokurorit Publik të Reggio Calabria; Guardia di Finanza Reggio Calabria, si dhe vendet e tjera me prokurorë ndërlidhës janë:…
Author: zahirinews
Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme kryeqytetin, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të rëndë mes adoleshentëve. Gazetarja Kristi Gongo, në një lidhje direkte për “Ftesë në 5”, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, ku tregon se i mituri dyshohet të jetë “qëlluar gjashtë herë në zemër dhe në bark”. Sipas dëshmitarëve, thuhet se ambulanca ka ardhur më vonë dhe është dërguar me automjet në spital, nga pronarët e biznesit aty pranë. Personi tjetër është goditur 2 herë me thikë, thotë gazetarja dhe ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar. Sipas burimeve bëhet fjalë edhe…
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme ku humbi jetën një nxënësi i shkollës “Fan Noli”. Në deklaratën e saj Ministria e Arsimit shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe i bëri thirrje policisë që të zbardhë menjëherë ngjarjen. Pavarësisht ngjarjes së ndodhur, Ministria e Arsimit pretendon se siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe mbetet një prioritet absolut. Ndërkohë që rastet e sherreve mes të rinjve nëpër shkolla sa vijnë dhe shtohen. “Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë,…
Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine. Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës. Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët. Operacioni i SPAK u ndërmor pasditen e 15 nëntorit 2024 me arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë dhe 3 shtetasve të huaj, 1 kolumbian dhe 2 nga Venezuela. Gjyqtarja e masave është Irena Gjoka, ndërsa prokuror Adnand Xholi. 850 lëkurat e kriposura të gjedhit në…
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit i pas zbardhjes së Vendimit të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi me 1 vit heqje lirie. Salianji shkruan se u deshën 50 ditë për këtë manifest anti-kushtetues nga zori për të përpiluar një urdhër të Edi Ramës. Postimi i Salianjit: Qesharake, skandaloze dhe monstruoze;Gjykata e Ramës në vendimet juridike, na mëson si bëhet politikë! Pas 50 ditësh në burg pa një vendim të zbardhur, teksa e vuaj dënimin pa arsyetim e referenca ligjore, më në fund ja behu fermani.Edhe pse nuk kisha shumë pritshmëri, gjithsesi, isha në pritje për të…
Salvador Kaçaj, ish-kreu i Komunës së Shëngjinit, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së Kaçajt në SPAK, por mendohet se dëshmia e tij lidhet me një kallëzim të bërë nga përfaqësuesi i opozitës në Shëngjin në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, ku Salvador Kaçaj denoncoi një atentat ndaj tij në policinë vendore të Lezhës, ku theksonte se dy persona i zunë rrugën me automjet, ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë. Gjithsesi pritet që pas dëshmisë Kaçaj të japë dhe një deklaratë…
Mësohet se në Tiranë po zhvillohet sot një aksion për goditjen e kriptomonedhave dhe pikave exchange. Aksioni është i përqëndruar në disa zona si në Vorë, Kashar, Fresk, Mëzez, Kamëz dhe Fushë Krujë. Deri tani janë mbi 10 të shoqëruar për mashtrim ekonomik. Autoritetet janë duke hetuar për përfshirjen e këtyre personave në skema mashtrimi që kanë të bëjnë me tregtimin dhe investimin e rremë në kriptomonedha, me qëllim përfitimin e paligjshëm. Ky operacion pason atë antidrogë me 10 të arrestuar dhe 48 lëkurë gjedhi të regjura në kokainë, në Tiranë dhe Fushë-Krujë kryesisht, por edhe në qytete të tjera.…
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar në Kuvend. Ligjvënësi demokrat ka shkuar në Kiuvend me presh, lopatë e qepë në dorë. “Sot po e them se litri i vajit po bie, dhe po them se ky vit do jetë i tmerrshëm për të ardhurat e bujqësisë”, tha ai.
Ai u shpreh se këto institucione kanë dështuar që të parandalojnë veprimtarinë e grupeve kriminale. Të gjitha hetimet për rastin në fjalë sipas Cakranit kanë nisur pas ardhjes së informacioneve të detajuara nga partnerët tanë nga Holanda. “Kanë qenë prokurorët holandezë që kanë hetuar prej vite të tëra….Kanë ardhur në Shqipëri për ta kontrolluar operacionin nga afër, duke mos pasur fare besim te autoritetet shqiptare. Janë institucione që kanë dështuar në punët e tyre për ta parandaluar krimin e organizuar. Shqipëria, sot është si Meksika apo Italia e viteve ’80,” shpjegon Cakrani. Sipas tij dështimin e autoriteteve për t’u vënë fre…
Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Franca dhe Britania e Madhe, kanë lejuar Ukrainën përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi SCALP dhe Storm Shadow për të sulmuar brenda territorit rus, shkruan Le Figaro. “Francezët dhe britanikët kanë lejuar Ukrainën të përdorin për sulme thellë në territorin rus raketat SCALP/Storm Shadow”. Artikulli më pas fokusohet më shumë në autorizimin e presidentit amerikan, sa i përket përdorimit të armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi nga ana e ukrainasve sa i përket sulmeve në Rusi me raketat ATACMS. New York Times kishte raportuar se Joe Biden kishte lejuar për herë të parë,…