Mësohet se në Tiranë po zhvillohet sot një aksion për goditjen e kriptomonedhave dhe pikave exchange. Aksioni është i përqëndruar në disa zona si në Vorë, Kashar, Fresk, Mëzez, Kamëz dhe Fushë Krujë.
Deri tani janë mbi 10 të shoqëruar për mashtrim ekonomik.
Autoritetet janë duke hetuar për përfshirjen e këtyre personave në skema mashtrimi që kanë të bëjnë me tregtimin dhe investimin e rremë në kriptomonedha, me qëllim përfitimin e paligjshëm.
Ky operacion pason atë antidrogë me 10 të arrestuar dhe 48 lëkurë gjedhi të regjura në kokainë, në Tiranë dhe Fushë-Krujë kryesisht, por edhe në qytete të tjera.
Vijon…