Author: zahirinews

Një gjykatë ekuadoriane kundër korrupsionit dënoi me burg 8 persona dhe sanksionoi 3 kompani për rolin e tyre në një skemë të pastrimit të parave të lidhura me mafian shqiptare. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve “Reuters” që citon burime nga zyra e prokurorit në vendin e Andeve. Të dënuarit ishin pjesë e një rrjeti që dërgonte drogë nga Ekuadori në Evropë duke përdorur kompani të regjistruara për të pastruar asete me vlerë 43.4 milionë dollarë, sipas zyrës së prokurorit. Të 8 personat morën dënime me më shumë se 17 vjet burg, ndërsa 4 nga ata që u…

Lexo më shumë

Arben Ahmetaj denoncoi pak ditë më parë se një biznesmen ka paguar që Edi Rama dhe Linda Rama të shkojnë në një hotel që shërben si qendër detoksifikimi nga droga. Ahmetaj tregoi edhe emrin e hotelit Palace Di Merino dhe tha se çdo seancë aty kushton 10 mijë euro. Gazetari Klodian Tomorri shkruan me ironi në një postim në Facebook se, SPAK tani ka për detyrë të shfajësojë Ramën, që të mos i nxjerrë andralla vetes. Tomorri shprehet se për biznesmenin që ka shoqëruar Ramën në Bolzano të Italisë duke paguar edhe destoksikimin e tij dhe të Lindës, janë firmosur…

Lexo më shumë

Nuk ka më asnjë dyshim se marrëveshja mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit është një dështim kolosal. Që nga mënyra se si nisi, u duk se do të ishte diçka e vështirë. Kryeministri jonë shkoi në Itali dhe shpalli marrëveshjen, pa asnjë lloj konsultimi me qytetarët. Por që prej nëntorit 2023, kjo marrëveshje nuk po zbatohet dot dhe me gjasë nuk ka për t’u zbatuar. 5 ditë më parë Meloni tentoi të sjellë për të tretën herë emigrantë në Gjadër, por drejtësia i dha sërish goditje dhe ata u kthyen në Itali. Apeli e cilësoi si të padrejtë strehimin e…

Lexo më shumë

Wizz Air cilësohet si një prej kompanive ajrore më të papërgjegjshme, teksa incidentet e raportuara nga pasagjerët shqiptarë nuk kanë të numëruar. Edhe ditën e sotme, dhjetra pasagjerë, mes tyre burra e gra të moshuar dhe fëmijë, të fluturimit Ankona-Tiranë janë mbajtur pa asnjë shpjegim për katër orë në aeroport, e në fund u është thënë se fluturimi i tyre është anuluar, raporton Voxnews Albania. Asnjë shpjegim nga kompania, asnjë njoftim paraprak dhe asnjë zgjidhje se çfarë do të ndodhë me pasagjerët

Lexo më shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku babai ka goditur me thikë për vdekje djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në një banesë tek Kodra e Priftit, ku babai 74-vjeçar ka qëlluar me thikë djalin e tij. Viktima është identifikuar si Asim Gjoni, ndërsa babai është Hekuran Gjoni. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Menjëherë pas…

Lexo më shumë

Tenderi për ndërtimin e fiderit të dedikuar nga nenstacioni Kuçovë me izolacion 20kV, në bazën Ajrore Kuçovë, ka ngritur dyshime për parregullsi dhe favorizim. Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Pirro Vengu, ka shpallur fituese kompanitë HTM, në pronësi të llir Tabakut, dhe A.L-ASFALT, në pronësi të Astrit Varakut dhe Luan Memës. Vlera fituese e kontratës është 28,667,070.42 lekë të reja pa TVSH, përfshirë TVSH shkon në 34,400,484 lekë të reja, ose rreth 344 milionë lekë të vjetra. Fondi limit i tenderit ishte 30,309,239 lekë të reja pa TVSH, perfshirë TVSH shkon në 36,371,086.8 lekë të reja, ose rreth 364…

Lexo më shumë

Shefqet Kastrati, i njohur ndryshe si “Çeti”, e filloi karrierën e tij në vitet ’90 të shekullit të kaluar si shofer kamioni (në Shqipëri i njohur si “Ziz”), shkruajnë mediat shqiptare dhe sot me ndihmën e Edi Ramës, ai ka marre burimet kyçe shqiptare, nga nafta, sigurimet, aeroporti i vetëm ndërkombëtar, rrugët, ndërtimet, asetet ushtarake, tenderët shtetërorë… Mediat shqiptare shkruajnë se “Çeti” madje “monopolizoi pastrimin e parave të grupeve kryesore kriminale në Shqipëri”. Sipas raporteve shqiptare dhe ndërkombëtare, kompanitë e tij të ndërtimit janë “pastruesit” më të mëdhenj të parave nga droga, trafiku dhe aktivitete të tjera kriminale në Ballkan.…

Lexo më shumë

Së fundmi, në këtë rrugë ka patur rrëshqitje të dherave, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në një video të denoncuar nga gazetari Blendi Fevziu. Mungesa e mureve pritëse në pjesë të caktuara të rrugës ka bërë që dherat të rrëshqasin në rrugë, duke e bërë atë të pakalueshme dhe duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve. Edhe pas inaugurimit, rruga ka mbetur pa sinjalistikën e nevojshme, shtresën përfundimtare të asfaltit dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve, duke e ekspozuar atë ndaj dëmtimeve të mëtejshme. Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës janë financuar nga Bashkimi Evropian, Banka Evropiane…

Lexo më shumë

Tregu i sigurimeve u zgjerua me 8.8% gjatë vitit 2023 duke iu kthyer rritjes pas periudhës së pandemisë. Prirja është e njëjtë edhe për vitin 2024 me të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) që tregojnë për një zgjerim prej më shumë se 7%. Por nga janari 2025 një sektor i tregut të sigurimeve pritet të ndryshojë. Ndërhyrjet e AMF-së kanë caktuar kritere të reja se si vendoset çmimi final për policën e sigurimit të detyrueshëm për automjetet duke ndryshuar kështu logjikën se si ka operuar deri më sot tregu. Sipas rregullores së re, një ndër faktorët kryesorë të…

Lexo më shumë

Rreshjet e shiut disa ditë më parë vijojnë të sjellin problematika në qytetin e Durrësit. Kanalet e papastruara nga bashkia kanë sjellë përmbytjen e 500 familjeve ku ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme por mund të shkaktojë infeksione dhe përhapjen e sëmundjeve tek banorët. Qytetarët janë shprehur se Bashkia Durrës ka neglizhuar situatën dhe nuk po bën asgjë për pastrimin e kanaleve në mënyrë që uji të largohet nga banesat e tyre.

Lexo më shumë