Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku babai ka goditur me thikë për vdekje djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në një banesë tek Kodra e Priftit, ku babai 74-vjeçar ka qëlluar me thikë djalin e tij.
Viktima është identifikuar si Asim Gjoni, ndërsa babai është Hekuran Gjoni.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.