Donald Trump ka folur pas fitores së zgjedhjeve, në selinë e fushatës së tij.
Ai tha se kjo ka qenë lëvizja politike “më e jashtëzakonshme e parë ndonjëherë” dhe se Amerika ka nevojë të shërohet.
“Do ta ndihmojmë vendin tonë të shërohet, do të rregullojmë kufijtë dhe gjithçka. Kemi bërë histori për një arsye”, tha ai.
Trump do të jetë Presidenti i 47-të i SHBA-ve dhe rikthehet në këtë detyrë, pas katër vitesh, pasi humbi zgjedhjet ndaj Joe Biden.
Rivalja e tij, Kamala Harris, ende nuk është prononcuar. Ajo ka humbuar shtetet kyçe, në një disfatë dramatike.