Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai po i kërkon Izraelit të mos synojë paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Liban, ku po lufton grupin Hezbollah.
Dy paqeruajtës të Sri Lankës u plagosën sot nga një sulm izraelit pranë postës së tyre të vëzhgimit në Libanin jugor.
Pyetjes së gazetarëve: “A po i kërkoni Izraelit të ndalojë sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së?” presidenti amerikan, i cili po merrte pjesë në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë mbi shkatërrimin e shkaktuar nga uragani Milton, u përgjigj: “Sigurisht, absolutisht”.