Një turmë e të mbijetuarve të zemëruar nga përmbytjet e Spanjës hodhën baltë dhe shpërthyen në sharje ndaj mbretit të Spanjës Felipe VI dhe zyrtarëve të qeverisë teksa ata vizituan qytetet më të goditura nga rreshjet e shiut.
Zyrtarët qeveritarë shoqëruan monarkun, i cili u përpoq të fliste me vendasit në periferi e qytetit të Valencias që është shkatërruar.
Policia duhej të ndërhynte me oficerët me kalë për të mbajtur prapa turmën prej disa dhjetërash personash.
“Dil jashtë! Dil jashtë!” dhe “Vrasës!”, bërtisnin të mbijetuarit ndaj mbretit dhe zyrtarëve.
Pasi u detyrua të kërkonte mbrojtje nga balta, mbreti qëndroi i qetë dhe bëri disa përpjekje për të folur me banorët individualë. Një person dukej se kishte qarë mbi supin e tij. Ai i shtrëngoi dorën një burri.
Ky ishte një incident i paprecedentë për një shtëpi mbretërore që kujdeset shumë për të krijuar një imazh të një monarku që pëlqehet nga kombi.
Mbretëresha Letizia dhe presidenti rajonal i Valencias Carlo Mazón ishin gjithashtu në kontigjent.
Mbi 200 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet e së martës dhe mijërave u janë shkatërruar shtëpitë e tyre nga uji dhe balta. Të paktën 60 nga të vdekurit ishin në Paiporta, epiqendra e vuajtjeve.