Tre zjarrfikës dhe 1 banor janë asfiksuar nga tymi në një pallat në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Prezenca e tymit brenda pallatit vijon të jetë problem për shëndetin e banorëve, ndaj është rekomanduar që të mos kthehen në banesa deri sa rreziku të kalojë plotësisht.
Banorët po qëndrojnë jashtë, deri në stabilizimin dhe kthimin në normalitet të situatës.
Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në katin nëntokë të pallatit, në një transformator elektrik dhe tymi ka përfshirë menjëherë të gjitha katet e mësipërme.