Tirana është kthyer në një çerdhe masive vjedhje të qytetarëve europiane dhe jo vetëm, nëpërmjet gjasme investimeve në bursa ose siç njihen ndryshe “forex”. E nisur fillimisht rreth vitit 2014 kjo skemë vjedhje masive u bë shqetësim për shtetet e europës. Pas mijëra denoncimeve kryesisht nga qytetarë spanjollë dhe gjermanë, të drejtuar dhe vëzhguar nga Europol, policia shqiptare ka kryer disa “aksione” për të ndaluar këtë aktivitet kriminal i cili dënohet deri në 15 vite burg.
Por në të vërtetë këto operacione policore fiktive dhe pa rezultat ishin të tipit pasi në terren jo vetëm që nuk u ndal ky aktivitet, por përkundrazi u shtua. Në çdo cep të Tiranës, duke nisur nga zyrat e vogla e deri në ambiente luksi, kanë lulëzuar bisneset forex.
Skema ka avancuar. Nuk është më vetëm Europa “targeti” i hajdutëve në telefon. Tanimë kanë kaluar dhe po merren me Kanadanë, siç është rasti i call centerit që ka gjetur strehë tek kompleksi Halili i drejtuar nga Klajd dibrani dhe një grup i mirëorganizuar të cilët funksionojnë nga ora 18:00 deri në 02:00 të mëngjesit duke iu përshtatur orarit të matanë Atlantikut.
Rrugës së pasurimit nëpërmjet vjedhjes forex, i kanë hyrë dhe djemtë e VIP-ave të jetës social politike në vend.
Djemtë e Tom Doshit drejtojnë zyrën e tyre “Forex” e cila ka mbi 250 punonjës nga pallati i tyre tek ish Profarma.
Po ashtu edhe Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit ka zyrën e tij “forex” diku pranë Ministrisë së Jashtme.
Flladi Malaj, nipi i Arben Malajt ish ministrit socialist është një tjetër rast që dihet, por që ligji nuk vepron. Flladi Malaj bashkë me të vëllanë, nga zyra e tyre ngjitur me zyrën e xhaxha Arbenit, jo vetëm vjedhin qytetarë europiane por edhe drejtojnë një rrjet bisnesesh dhe restorantesh të cilat janë produkt i vjedhjes miliona euro nëpër telefona që operatorët e Flladi Malajt bëjnë prej vitesh në zonën e Kristal Center tek Komuna e Parisit.
Krimi ekonomik që ngre “zgupthi” një shitës ambulant që shet cigare pa pullë (dhe shumë mirë bën), ka harruar se si fillim duhet të jenë pjesë aktive e luftës ndaj këtyre bandave që vjedhin miliarda në vit, dhe jo partnerë siç janë aktualisht.
Heshtja e “idhët” dhe mbyllja e syve nga drejtuesit e policisë (disa edhe të përfshirë vetë në këtë lloj aktiviteti), është një “barut” në duart e një shteti të tërë, që një ditë do i plasë në duar dhe do nxijë shumë fytyra.