Erion Veliaj ka firmosur nga qelia urdhrin që mban datën 18 Mars, ku i delegon kompetencat e kryetarit, Sara Goxhajt, një nga njerëzve më të afërt të tij, duke larguar kështu Anduela Ristanin.
Por çfarë ka ndodhur më pas?
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, raportohet se kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt dhe ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn, të dy njerëz mjaft afër kryebashkiakut Veliaj.
Mbetet e paqartë se si është vepruar për shkarkimin e tyre.
Veprimi i Veliajt nga qelia, për emërimin e Sara Goxhajt, shënon një “luftë” të hapur ndaj Ramës, i cili kohët e fundit ka marrë “frerët” e Bashkisë së Tiranës dhe të fushatës në kryeqytet.