Artan Imami është një ndër figurat që ka mbështetur Erion Veliajn që në ditët e para të betejës së tij për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe hapjen e rrugës për ndërtimin e kullave pas godinës.
Edhe pse mungoi në listën e atyre që reaguan publikisht kundër SPAK dhe në mbrojtje të Veliajt pas arrestimit të tij, Imami është përdorur shpesh nga kryebashkiaku për qëllime propaganda dhe për përçarjen e aktorëve duke publikuar foto të tijat në vendin ku po ndërtohet teatri i ri bashkë me Eni Janin, Arben Derhemin, Alfred Trebickën, etj.

Siç rezulton, Artan Imami ka përfituar rreth 19,000 euro në vitin 2022 nga Bashkia Tiranë për një projekt kulturor.
Veliaj u arrestua nga SPAK me akuza të forta korrupsioni, ndërsa Ajola Xoxa u la në arrest shtëpie. Të dy ata akuzohen se kanë krijuar një skemë të madhe korrupsioni ku përfshihen edhe ndërtues të mëdhenj në Tiranë.