Pjesë nga dosja e SPAK
Biseda e zhvilluar më datë 27.02.2020 ndërmjet Pajtime Fetahu dhe Suel Çelës.
Pajtime Fetah“pershendetje”. “te shqetesoj?”.
Marjus Lulaj-“pershendetje”. “jo fare”. “me faten flas??”
Pajtime Fetah-“hahahahaah dora vete”
Marjus Lulaj-“ahhahaah”. “si je”. “si te kam”. “cesht ajo fjal me shqecoke ti”.
Pajtime Fetah-“mire o yll”. “mire kemi qene”. “po sot pata nje shqetesim”.
Marjus Lulaj-“shyqyr mir qofshi gjithmon”. “po me thuaj”. “si esh puna”.
Pajtime Fetah-“si fillim gjyqi sot shkoi mire”.
Marjus Lulaj-“ehe”.
Pajtime Fetah-“por 10 min perpara gjyqit pata nje incident”. “te lutem analizoje pak me vemendje”.
Marjus Lulaj-“cfar”.
Pajtime Fetah-“si mund te jete puna”.
Marjus Lulaj-“po”. “un te them drejten ty as mos e diskuto”.
Pajtime Fetah-“10 min para gjyqit vjen nje av ne favor te atij qenit qe u lirua”. “aldo”.
Marjus Lulaj-“po”.
Pajtime Fetah-“une e di qe me thua te drejten, por dua mendje nga ty sepse ne kete fushe je me i afte per analize situatash te tilla haha”.
Marjus Lulaj-“hahahaha”. “po me thuaj”.
Pajtime Fetah-“dhe me tha ke nje video qe shume shpejt keto dite do e nxjerri stopi dhe eshte fjala qe je takuar me rezarten qe eshte nje mikja ime duke pire une kafe”. “rezarta eshte dhe pedagoge ne universitet”. “dhe ke dhene nje vendim ne favor te saj para ca kohesh”. “per mua ska asnje material kompromentues pasi une kam dhene dhe doreheqjen nga dosja, dhe cfardo te japin ata une jam ne rregull e paster” “por me tha qe prokuroria ka bere gati flete arrestet me qellim o per mua o per rezarten sepse stopi eshte lidhur me prokurorine”. “dhe qellimi tha eshte ky: qazimi e ka konkurente rezarten per imelden te fakulteti sepse jane zgjedhjet, dhe duke luftuar rezarten luftohesh dhe ti”.
Marjus Lulaj-“pallavra”. “e beson ti kte prrall”.
Pajtime Fetah-“jooo nuk e besoj”.
Marjus Lulaj-“ke me”. “qe te them mendimin?”
Pajtime Fetah-“si mund te jete inisiator ai kur dhe une dhe rezarta jemi miq te atij”. “prit”.
Marjus Lulaj-“ska shanc zero”. “po”.
Pajtime Fetah-“pasi me tha kete, i thash per cfare ke ardhur ketu ta thuash kete fjale pikerisht tani?”. “ku e ke marre kete info kaq te hollesishem?”. “crendesi ka me tha, thjesht te dua te miren qe po te them”.
Marjus Lulaj -“hahaha”.
Pajtime Fetah-“dhe une i thash cila eshte e mira ime ne kete info? mos eshte gjobe? presion? si ta marr une kete?” “meqe ti di kete info thuji ta mbyllin te mos e nxjerrin meqe je kaq i afert” “dhe me tha ti ske bere cfare te kane thene, por se e kishte fjalen per stopin apo per keta qent ketu nuk e di”. “me tha une jam mashe”.
Marjus Lulaj: “Do merem me sajmirin me e pakta do e mbyllim mos meret me kurr me ty”.
Pajtime Fetah-“me menyrat e tua me mjetet e tua, mund te marresh ndonje info ose te parandalosh ndonje gje? une jam e sigurte qe skam asgje kompromentuese, por derisa te zgjidhet muhabeti stopit mos me fusin ndonje pezullim tjeter”. “sepse pak shkak po duan per gjyqtaret dhe direkt pezullim”.
Marjus Lulaj-“ta flas pa ardh un pra me stopin per ta mbyll mos meren me me ty??”.
Pajtime Fetah-“nese mundesh, pa u vene ne siklet e ne veshtiresi”.
Marjus Lulaj-“un kisha qef ta takoja vet sajmirin personalisht ne menyr miqsore kuptohet qe disa llafe do ja them”.
Marjus Lulaj-“ca sikleti”.
Pajtime Fetah-“haahahah”.
Marjus Lulaj-“po te pyes ty ta flas?”.
Pajtime Fetah-“megjithate une nuk dua as te te ve ne pozite as ne siklet, as te konsumohesh qe tani”.
Marjus Lulaj-“se un doja ti thyshim koken i her pastaj te mbyllej”. “mos ma thuaj kte”.
Pajtime Fetah-“se di as vete cfare duhet bere, prandaj doja te flisja me ty”.
Marjus Lulaj-“me len dy dit koh”. “un do te bi haber te flasim prap”. “esht pallaver”. “shikoje kush erdhi e dha kte info”.
Pajtime Fetah-“per momentin vetem nje fjale dua qe te ndalen”. “asgje me shume”.
Marjus Lulaj-“dakort per dy dit mendoj qe esht bisedu”.
Pajtime Fetah-“faleminderit shume”.
Marjus Lulaj-“mos me thuaj falimderit”. “e kam detyrim.”
Pajtime Fetah-“une doja te flisja me ty pa asnje ide te qarte se cfare doja, por te tregoja nje forme presioni qe po me behet dhe ti merr vesh me shume”.
Marjus Lulaj-“rri e qet nuk je vetem”.
Pajtime Fetah-“une te kam shume xhan”. “ti je si engjell mbrojtes”.
Marjus Lulaj-“kjo esht e paster per te fut nborxh”. “ahahaha”.
Pajtime Fetah-“me bere per te qare”. “te kam shume shume xhan”.
Marjus Lulaj-“edhe une”. “rri super e qet”.
Pajtime Fetah-“une te kam ty”.
Në orën 18:30 Marjus Lulaj ka komunikuar me përdoruesin e Sky ECC ***7B0, me të cilin dyshohet se zhvillon një bisedë në lidhje me gjyqtaren Pajtime Fetah të cilën e konsideron mikeshë të tij, që sipas Marjus Lulaj po e sulmon mediatikisht Saimir Kodra, drejtues i emisionit investigativ “Stop”. Marjus Lulaj rikonfirmon se i ka djegur banesën prindërve të tij, fakt për të cilin Saimir Kodra nuk ka dijeni se kush e ka kryer, për këtë qëllim i shkruan “…te kam tregu per ate mikeshen qe kam elbasan ate gjyqtaren…e sulmon shum ai sajmiri stopit…a gjejm dot anen atit edhe nese duhet kafja ja jap un sa te doi vetem mos e ngacmoi me ate…sa lek te doj po ja jap…me shkrujti sot ajo ma kerkoi aman me tha se me ka nxi jeten….mir shoku shikoje vet…qe mos deshtojm…un ja dogja i her shpin e pleqve ati ku*ves…per kte pun…por ai se di kte…nga i erdhi…“.
Më datë 29.02.2020, Marjus Lulaj komunikon me përdoruesin e SkyECC ***7B0, të cilit i kërkon sërish ndihmë për të ndikuar tek shtetasi Saimir Kodra, drejtues i emisionit investigativ “Stop”, të cilit do t’i ofrojë para në këmbim që të mos vijonte denoncimet publike të gjyqtares Pajtime Fetah.”… thash po ta kujtoj per ate qorrin e stopit…ok shoku….sa lek te doi…per paqe…po zdesh pastaj pi** robve…po ashtu mendoj dhe un…po halla halla i mer koka er…mir shoku…po mir do ishte te flitej sa me shpejt…pajtime fetahu…paqe thuj…mos meret me me ate…”