Një ndër peronat e arrestuar nga operacioni i SPAK sot, është Kreshnik Farruku.
Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më shumë edhe si Kreshnik Farruku. Në maj të 2019-ës ai është arrestuar në Spanjë, së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit.
Budlla u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje nga policia, pasi kërkohej në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje po në Spanjë. Sipas medieve spanjolle Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.