Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e cila është arrestuar me urdhër të SPAK, sipas hetimeve ka marrë 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Faktet evidentohen përmes zbërthimit të bisedave në SKY Ec, ndërsa ajo do ti mohonte akuzat disa javë më parë kur u la në arrest në burg.
Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.
Gjyqtarja thuhet në vendimin e gjykatës, ka patur lidhje miqësore me këtë shtetas ndërsa anëtarët e grupit Çopja i referohen me nofkën “komshija”.
Dosja “Çopja” provon se organizata kriminale e dy vëllezërve elbasanllinj kishte penetruar në radhët e policisë së shtetit, gjyqësorit dhe organit të akuzës e në disa raste ndalen bisedat mes tyre edhe tek mediat.
SPAK thotë se Franc e Hajdar Çopja kanë pasur ndihmën e punonjësve të policisë së shtetit të cilët jo vetëm ishin në dijeni të aktiviteteve të paligjshme të organizatës por edhe duke e ditur këtë fakt kanë siguruar informacion që i shërbente dhe janë përfshirë në aktivitete të tjera të saj.