Dy projekte që kanë në fokus turizmin, të shpallura gjatë këtij viti në sistemin e prokurimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë tashmë një fitues.
Kompania Salillari me një oferte 1.6 milionë euro do të jenë zbatuesi i kontratës “Rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun e Beratit, duke përmiresuar aksesueshmerinë dhe infrastrukturën turistike në zonën e parkut të Tomorrit”.
Po kështu me një ofertë 1.59 milion euro e njëjta kompani do të zbatoj kontratën “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpermjet ndërhyrjeve në Kalanë e Beratit – Rritja e Atraktivitetit Turistike të Kalasë së Beratit duke përmirësuar aksesueshmërinë turistike”.
Të dy projektet në fjalë janë pjesë e programit të BERZH të nisur disa vite më parë dhe që ështe i lidhur me lehtësimin e aksesit përmes ndërhyrjeve në infrastrukturë në zona me potencial turistik.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit eshte autoriteti kontraktor që nenshkruan këto kontrata me kompaninë për llogari të qeverise shqiptare. Sa i takon projektit të lehtesimit të aksesit në Malin e Tomorrit referuar informacionit shtesë të vene ne dispozicion pozicioni gjeografik i zones se projektit, Qyteti i Beratit ndodhet ne pjesën jugore te Shqiperisë.
“Zona e projektit ndodhet në një terren malor në pjesen jugore të Shqiperise, me sakte ne perendim te malit te Tomorit. Mali i Tomorit ka nje gjatesi prej 16 km nga veriu në jug dhe nje gjeresi qe varion nga 3 ne 10 km nga lindja ne perëndim.
Ndodhet midis Sotirës ne veri, rafshnalës së Beratit në perëndim, lumit të Tomorricës në lindje dhe lumit Osum dhe qytetit të Çorovodës në jug. Ky projekt përbëhet nga:
1. Rikonstruksioni dhe ndërtimi i ri i aksit rrugor nga kryqëzimi i rrugës Berat-Poliçan në fshatin Vodice deri në fshatin Dardhë, me gjatësi 15.2 km.
2. Restaurimi dhe Zgjerimi i Çezmës së Tarikos, Tomorr” thuhet në faqen e BERZH. Ndërkohë sa i takon detajeve për aksesin në Berat referuar informacioneve përshkruhet se “Rruga e Shkëmbit” lidh rrugën Muzakë Topia me rrugen Antipatrea. Shtrirja e saj kalon ne anën perendimore te kalase se Beratit dhe ofron akses shume te shpejte ne te, duke filluar nga kryqëzimi i rruges “Antipatrea” me rrugën “Stavër Naco”. Gjatësia totale e rrugës së projektit është 1.25 km. Te pakten 370 m te para te rruges ekzistuese jane te shtruara me kalldrem, ne kushte jo te mira. Nga progresive 0+370 m ne progresive 0+780 rruga është e paasfaltuar. Nga fillimi i rruges se Shkembit, ne lidhje me rrugën “Antipatrea”, deri te muret progresive 0+780 rruga është e paasfaltuar.
Nga fillimi i rrugë së Shkembit, ne lidhjen me rrugën “Antipatrea”, deri te muret progresive 0+780, rrethojat dhe ndertesat e banimit ndodhen ne te dy anët, pergjate rruges se projektit.
Gjerësia në kete seksion varion nga 4 në 5 m. Nga progresive 0+780 ne progresive 1+258, në lidhje me rrugën “Muzakë Topia”, rruga duket shumë e ngushtë dhe aksesohet vetem nga këmbësorët.