Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër.
Sipas policisë, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fierzës, të cilit më 29 gusht iu vendos eksploziv te agjencia funerale, shkak një borxh.
Si pasojë e shpërthimit, raportohet për vetëm dëme materiale. Polici po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.