Hetimi parlamentar mbi manipulimin e “TIMS”, drejtuar nga ish-deputeti Ervin Salianji nxori në pah ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash, për interesa kriminale të eksponentëve të lidhur me qeverinë dhe pushtetin, duke dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare.
Salianji ka ngritur nga qelia e burgut akuza për shkelje të rregullores ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, duke thënë se konkluzionet e hetimit i mbylli në sirtarët e Kuvendit përtej afateve, teksa thekson se prej kohësh duhej t’i ishin përcjellë organit të akuzës.
Pasi Spiropali e mbylli në sirtar, Salianji ka firmosur dhe dërguar në SPAK kallëzimin për “TIMS”. Sipas demokratit, konkluzionet do të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës dhe të përgjegjësive.
Lidhur me këtë skandal, Salianji përmes kabinës telefonike në burgun ku mbahet si i dënuar politik, u shpreh: “Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtë akt të rënde, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama.