Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur hetimet ndaj kryetares në detyrë të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj, pas denoncimit për ndërtimin e urës në fshatin Luzhë.
Përmes një shkrese, SPAK bën me dije se ka nisur hetimet ndaj zonjës Islamaj, në lidhje me ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë, të Tropojës. Zonja Islamaj, duke shpërdoruar detyrën vendosi të ushtrojë pozitën e saj dhe të ndërtojë një urë personale për motrën.
Rasti u denoncua nga Agim Demiraj, i cili më herët kishte shërbyer në detyrën e Teknikut të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë Tropojë. Ky i fundit ishte larguar nga puna, pasi nuk kishte pranuar që të bashkëpunonte me Islamajn, për ndërtimin e urës familjare që do ti shërbente familjes së motrës.
Madje për ndërtimin e urës, do të kujdesej kunati i saj, burri i motrës. Gjithçka u dokumentua dhe nga një telefefonatë, mes Demirajt dhe ndërtuesit Rrok Gega, i cili kishte fituar dhe tenderin nga Bashkia Tropojë për ndërtimin e urave.
Gega pranon në telefonatë që ura do të ishte dhuratë për motrën e kryetares dhe nuk ishte fare në procedurat e tenderit, pra… një qokë.