BELGJIKË-Maître Nathalie Gallant, një prej avokateve më të njohura në Belgjikë, është e angazhuar në mbrojtjen e një personazhi të botës së krimit, që është pjesë e gjyqit më të madhe që po mbahet në sajë të zbërthimit të komunikimeve në ‘Sky ECC dhe Encro Chat’. Gallant, e cila mbron shtetasin Eridan Munoz Guerrero, një biznesmen me origjinë nga qyteti i Vlorës, thotë se në gjyqin e radhës do të dalin lidhje mes tij dhe segmenteve të larta të politikës në Shëqipëri. Në një intervistë që ka dhënë për “Moustiqe la Libre”, Gallant është pyetur dhe për sekuestrimin e një hoteli dhe një skafi në Shqipëri.
A ka evoluar struktura hierarkike e organizatave kriminale?
Gallant: Ne shohim se në gjykimin aktual të “Encro” dhe “Sky Ecc”, ka rreth dhjetë menaxherë. E cila, në vetvete, tregon se sistemi piramidal, me një bos në krye, është një model krejtësisht i vjetëruar. Të jesh “lider” në përgjithësi do të thotë të kesh kapacitet vendimmarrës. Nga ky këndvështrim, mund të kesh një menaxher korrupsioni brenda portit, i ngarkuar me gjetjen e doganierëve për të dhënë ryshfet.
Mund të kesh një menaxher që ka kapacitetin dhe kontaktet për të krijuar kompani, që më pas bëhen pjesë e aktivitetit ilegal të trafikimit të lëndëve narkotike. Të gjithë këta persona konsiderohen se kanë një rol drejtues, pasi japin udhëzime dhe punësojnë njerëz. Ata veprojnë të vetëm dhe nuk kanë njerëz që iu japin llogari sipër tyre.
Ju flisni për një piramidë… Në çfarë kati jemi ne në këtë gjyq të “Encro”? Disa elementë – një hotel i shkretë, një varkë e shkretë, etj. – sugjerojnë se nuk jemi në prag të krimit.
Gallant: Jemi në fakt larg kullave 3 miliardë euro në Tiranë. Ky është një lloj problemi. Ose më mirë problemi. Ky gjykim është disi joproporcional nga mjetet e përdorura, nga numri i të pandehurve. Kur ne flasim për miliona euro të fituara nga trafiku i kokainës, personat që po gjykohen këtu nuk janë miliarderë. Mjafton të shohësh edhe sekuestrimet që janë bërë, janë në shifra të ulëta, kur në fakt kemi pastrim parash në shuma shumë herë më të mëdha.
Ka një tjetër gjyq më 8 prill për fakte të ngjashme, çfarë është konkretisht?
Gallant: Ai do të përfshijë një tjetër organizatë kriminale shqiptare, e cila ka disa mbivendosje me “Encro”, pasi në mënyrë të veçantë njëri ose tjetri është i akuzuar në të dy proceset. Nëse këtë gjyq, do të dalin dëshmi të lidhjeve shumë të larta, që këta persona kanë, me politikanë në Shqipëri. Përmes këtyre lidhjeve bëhet dhe riinvestimi i parave që fitohen nga aktivitetet ilegale.
Eridan Munoz Guerrero është një nga 125 të pandehurit që duhet të përgjigjet për faktet që lidhen me trafikun e drogës, të përfshirë në çështjen “Encro”. Operacioni u mundësua kryesisht nga deshifrimi i mesazheve Encrochat dhe Sky ECC, që trafikantët përdornin për të shkëmbyer drogë dhe për të bërë ‘biznesin’ e tyre në fshehtësi të plotë. Një lloj rrjeti paralel komunikimi, i cili i shërbeu tregtisë së drogës me një efikasitet të jashtëzakonshëm.