Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një postim në facebook, ka akuzuar ministren e Energjisë Belinda Balluku se sa herë firmos, pasuron dikë afër vetes ose Edi Ramës?
Sipas tij, një investigim i shkëlqyer mediatik ka sjellë prova gozhduese sesi drejtorët e Belindës, të maskuar dhe të pamaskuar, licencohen nga Belinda për t’u bërë milionerë me biznesin e prodhimit të energjisë.
“Kjo është një skemë që çoi në burg drejtorët 5D të Erion Veliajt bashkë me Erion Veliajn. Pyetja për SPAK-un është: A do të trajtohet njësoj edhe Belinda Balluku me drejtorët e saj?”, shkruan Bardhi.