Ai u shpreh se këto institucione kanë dështuar që të parandalojnë veprimtarinë e grupeve kriminale.
Të gjitha hetimet për rastin në fjalë sipas Cakranit kanë nisur pas ardhjes së informacioneve të detajuara nga partnerët tanë nga Holanda.
“Kanë qenë prokurorët holandezë që kanë hetuar prej vite të tëra….Kanë ardhur në Shqipëri për ta kontrolluar operacionin nga afër, duke mos pasur fare besim te autoritetet shqiptare. Janë institucione që kanë dështuar në punët e tyre për ta parandaluar krimin e organizuar. Shqipëria, sot është si Meksika apo Italia e viteve ’80,” shpjegon Cakrani.
Sipas tij dështimin e autoriteteve për t’u vënë fre bandave kriminale e tregon fakti që gjenden laboratorë droge në vende ku banojnë politikanët e lartë, kryetarët e bashkive e personazhe VIP.
“Në këtë vend është politika që i jep suport krimit edhe trafikut ndërkombëtar. Se po të donte ta luftonte aty e ka. Kjo bëhet për vjedhjen e votave, se po vijnë edhe zgjedhjet…”-tha avokati.