Sipas informacionit nga Ministria e Financave, ky tender është financuar me një fond shtesë akorduar Bashkisë së Roskovecit, i hequr nga fondi i emergjencave, që qeveria ka planifikuar për sektorin e e Shëndetësisë në rast situatash epidemike…
Pas pushimeve e ahengjeve të Vitit të Ri, kryetarët e bashkive kanë nisur të shpallin një seri tenderësh elektoral, me objekt riparime rrugësh të brendshme, ujësjëllësish, shkollash, kopshtesh, qendrash shëndetësore, pusetash, kanalesh e mbjellje pemësh.
Një tender riparimi rrugësh rurale, i shpallur nga Bashkia e Roskovecit, është deklaruar si investim në shërbim të banorëve të Njësisë Administrative Strum, por faktikisht është qokë për krye-sekretarin e Bablokut dhe për një mik të tij oligark.
Më 27 janar 2025, Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ka shpallur tenderin me vlerë 720 milionë lekë me TVSH, për riparimin e shtresave sipërfaqësore të rrugëve në Njësinë Administrative të Strumit.
Strumi është fshati i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, por dhe zona ku më 19 dhjetor 2024, Bashkim Ulaj ka marrë lejen nga Babloku, për të ndërtuar TEC-in helmues me gaz e mazut, që do prodhojë energji elektrike për Greqinë.
Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë së Roskovecit në Buletinin e Prokurimeve Publike, tenderi qokë do zhvillohet në datën 10 shkurt 2025, ndërsa punimet do fillojnë brenda muajit mars në prag të zgjedhjeve.
Sipas informacioneve brenda Këshillit Bashkiak, tenderi është urdhëruar nga Babloku, me kërkesë të sekser-sekretarit Engjëll Agaçi që e ka fshatin e tij dhe të oligarkut Bashkim Ulaj që do ndërtojë TEC-in e i duhen bërë rrugët gati me fondet e qeverisë.
Sipas informacionit nga Ministria e Financave, ky tender është financuar me një fond shtesë akorduar Bashkisë së Roskovecit, i hequr nga fondi i emergjencave, që qeveria ka planifikuar për sektorin e shëndetësisë në rast situatash epidemike.
Me këtë tender, përveçse do ri-parohen rrugët e fshatit të Engjëll Agaçit e TEC-it të Bashkim Ulajt, qeveria bën joshje elektorale për të marrë votat e banorëve të zonës.
Në muajin tetor 2018, “Pamfleti” publikoi skandalin, që sekretari i kryeministrisë Engëll Agaçi, u regjistrua si banor i komunitetit rom, për të riparuar shtëpinë e tij në Roskovec me fondet e BE dhe Bashkisë.