Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare pasditen e së hënës, vendosi heqjen nga rendi i ditës të votimit për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Ky vendim u mor me dakordësinë e PS dhe PD, pasi vendosën të gjejnë konsensus për emrin e propozuar.
Deputeti socialist Niko Peleshi u shpreh se emri për Avokatin e Popullit duhet të vinte me konsensus, ndërsa kreu i PD u shpreh se vendimi me konsensus mund të jetë vendimi më i drejtë që mund të marrë kuvendi.
Niko Peleshi: Emri për Avokatin e Popullit duhet të vinte me konsus
Berisha: Të bashkojmë votat për të votuar Besim Ndregjonin si Avokat të Popullit
Në detyrimin e këtij parlamenti të votojë për avokat të popullit përfaqësuesin e asaj shtrese që përjetoi kalvarin më të egër barbaritë më të mëdha në të gjithë Europën.
Shekuj dhe mijëvjeçar burgje dhe vite rinie të humbura.
Mijëra e mijëra jetë të këputura në mes nga skuadrat e pushkatimit. Kampet e përqendrimit dhe gulagët e regjimit të shkuar janë një rast për këtë parlament për të emëruar pikërisht avokat të të drejtave të shqiptarëve, të drejtave themelore, një përfaqësues të shquar të tyre, një përfaqësues të shquar të një prej familjeve më të nderuara të Dibrës, dhe mendoj se nuk ka nevojë të përdoren votat sekrete, por të votoni Besim Ndregjonin edhe si një akt ndjese detyrimi, ndjese për atë që ka ndodhur, për dramën e tmerrshme që ka përjetuar shtresa e tyre.
Ndaj dhe, them mos përdorni fshehtësinë, por dilni haptas ta miratojmë me në fund një përfaqësues të një shtrese të martirizuar në respekt për vuajtjet, sakrificat e tyre.
Pavarësisht se ne jemi në pozicione shumë të ndryshme nga njëri-tjetri, por në këtë rast, unë ftoj parlamentin të bashkojë votat për të kaluar si përfaqësues të avokatit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, Besim Ndregjonin i cili përfaqëson shpresën e madhe të të përndjekurve politikë.