Qytetarë të lodhur e të zhgënjyer kanë denoncuar sot pamundësinë e kryerjes së veprimeve në portalin qeveritar e-Albania, i cili refuzon shërbimet dhe dokumentet për qytetarët.
Denoncuesit tregojnë se portali ndërpret lidhjen sapo i kërkohet dokumenti për të prodhuar, në rastin në fjalë për sigurimet shoqërore, duke shtuar burokracitë dhe humbur kohën e vlefshme të taksapaguesve.
Digitalizimi i shërbimeve reklamohet nga qeveria si “një hap i domosdoshëm” për përmirësimin e administratës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve por situata aktuale ka nxitur një valë shqetësimesh dhe kritikash.
Shumë qytetarë kërkojnë një ndërhyrje nga autoritetet për të siguruar që sistemi të funksionojë siç duhet dhe për të mundësuar shërbimet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë.
Denoncime të shumta kanë ardhur në redaksinë e Zahiri News për problematikat e portalit në lëshimin e dokumenteve, sigurimet shoqërore apo shërbimet e studentëve.
Këto raste tregojnë se sa lehtë hidhen milionat nga drejtoresha e AKSH, Mirlinda Karçanaj për oligarkët, pa u merakosur për shërbimet ndaj qytetarëve të thjeshtë.
Kujtojmë se vetëm para pak muajve Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender me vlerë 14.6 milionë euro për të ribërë nga e para portalin e shërbimeve qeveritare e-Albania. Pra implementimin e programit të ri me vlerë 12.8 milionë euro dhe mirëmbajtjen e portalit për dy vjet me vlerë 1.8 milionë euro. Sipas AKSHI-t, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i portalit e-Shqipëria në një portal shtetëror modern, të sigurt, të qëndrueshëm dhe që është i orientuar drejt përdoruesit, me cilësi të lartë të barabartë për të gjitha grupet e përdoruesve, i aksesueshëm 24/7 nga pajisjet mobile dhe ato desktop.
Në letra ç’do gjë bëhet si duhet, natyrisht se duhet të justifikohen vjedhjet e Mirlinda Karcanit dhe të oligarkëve, por realiteti është ndryshe, portali herë pas here nuk funksionon, krijon vonesa dhe kosto për qytetarët.