Gazetari Elton Qyno ka rikujtuar bisedën në SKY 4 vite më parë mes Behar Bajrit dhe një personi tjetër, teksa ky i fundit i thotë se po vrave Ibrahim Licin, ke marrë Shkodrën.
Sipas gazetarit vrasja e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit ishte e paralajmëruar.
Qyno i bën thirrje SPAK, të ndërhyjë menjëherë që të shmangë një hakmarrje të Licëve.
“Kush do të kuptojë Shkodrën mjafton të lexosh këtë shkrim për të kuptuar etjen për krim të palëve kriminale.
Dje ata që vranë, qysh në 2020 e kishin një ëndërr, të shpallin Shkodrën Republikë të Pavarur.
Beteja për të mbajtur premtimin vijon…
Po presim SPAK-un të ndërhyjë në mënyrë urgjente siç bëri me rastin e vrasjes së Enea Thomollarit në Elbasan, që tërhoqi me urgjencë dosjen penale pa ja lënë asnjë ditë për ta hetuar prokuroria e policia, Elbasan.
Sot SPAK duhet të shkojë ne Shkodër dhe me të njëjtën praktike të marrë në dorë hetimin e kësaj vrasje, duke e bashkuar me procedimin Nr.9 që ndryshe njihet si dosja “Metamorfoza”.
Forca dhe suksesi i SPAK do vlerësohet jashtëzakonisht shumë nëse zbardh këtë ngjarje të këtij kalibri, pa pritur ta zbardhin Licët te parët, qe jam i bindur se brenda javës ata e zbardhin.
Ka ikur koha që SPAK të presë biseda të gatshme ne “Sky” të sjella shqeto nga Franca dhe Belgjika, për te zbardhur ngjarjet kriminale.
Bujrum ja ku është ngjarja ne Dobraç, le të shkojnë t’i vënë pikat mbi “I” SPAK dhe BKH.
Apo nuk ka “Sky” në këtë ngjarje.”-shkruan Qyno.