Sipas ritualit hipokrit që Edi Rama bën çdo 21 janar; edhe gardisti Agron Malaj që do jetë deputet i PS, do çojë karafila te vendi ku ai bashkë me kolegët gardistë vranë 4 protestues, dhe duhet të mbajë për krahu familjarët e viktimave, duke u premtuar se autorët dhe urdhëruesit do dënohen…
Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj dha dorëheqjen nga detyra, sepse Kryetari i PS, Edi Rama, e ka futur në listën për deputet të Qarkut- Dibër, duke e promovuar si “potencial dhe gjak i ri” për PS e parlamentin.
Në fakt, Agron Malaj ka qenë “gjaku i ri” i PD nga viti 2000 deri në vitin 2013, kur ishte në Gardën e Republikës, si komandant toge në ruajtjen e personaliteteve të larta të shtetit, ku siç thonë kolegët e tij, shërbente dhe për ruajtjen e familjarëve të Sali Berishës e bizneseve të tyre.
Më 21 janar 2021, sipas dosjes hetimore, Agron Malaj ishte komandant i një prej grupeve të zjarrit, që qëlluan mbi protestuesit, duke vrarë 4 prej tyre e plagosën shumë të tjerë, shërbim për të cilin, ish-kryeministri Sali Berisha e shpërbleu me 4 paga mujore dhe e rriti në gradë e detyrë.
Në muajin janar 2014, Agron Malaj u bë “gjaku i ri” i PS, si shpërblim nga Edi Rama, për informacionet që i dha lidhur me krimin shtetëror të 21 janarit, duke e emëruar Kryetar të PS të Matit dhe Drejtor të OSHEE për Rajonin Veri-Lindor, ndërsa prej muajit nëntor 2016 është koordinator i PS për bashkitë Mat e Klos.
Në zgjedhjet e viteve 2019 e 2023, komandanti i grupit të zjarrit të gardës së PD, Agron Malaj, u kandidua nga PS për kryetar bashkie në Mat, detyrë të cilën e la 72 orë më parë, sepse Edi Rama e ka futur në listën për deputetë të Qarkut Dibër.
Sipas ritualit prej hipokriti, që Edi Rama bën çdo 21 janar; edhe gardisti Agron Malaj që do jetë deputet i PS, do çojë karafila te vendet ku ai bashkë me kolegët gradistë vranë 4 protestues, dhe duhet të mbajë për krahu familjarët e viktimave, duke u premtuar se autorët dhe urdhëruesit do dënohen.
Lidhur me potencialin e tij intelektual, Agron Malaj do jetë një ndër deputetët e “elitës së parlamentit”, mbasi përveç shkollës si ushtarak, ka dhe diplomë “Master Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare” marrë në vitin 2010 te universiteti “UFO”.
Ka diplomë për “Jurist” nga universiteti “Ilyria”, marrë 8 muaj pas ngjarjes së 21 janarit 2011; ka gradën “Doktor në fushën e Sigurisë Ndërkombëtare” marrë te universiteti Ndërkombëtar i Strugës dhe ka qenë lektor në disa shtete për luftën kundër krimit të organizuar.
Ti Agron, si “gjaku” i ri i PS për parlamentin e ri, ta shijosh mandatin e deputetit; por ndaj Bablokut ka deklaruar xhaxhai i Aleks Nikës, sepse është shokuar nga tallja që i bënë familjeve të 4 viktimave, me kandidimin tënd si ish-komandat i grupit të zjarrit që qëlloi mbi ta.