Vijon sërish sot në GJKKO seanca në lidhje me “Plumbin e Artë”, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes të të pandehurve të tjerë.
Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se në sallë ka pasur debate, ndërkohë që Dumani ka deklaruar “Do t’jua ha unë hallvën të gjithëve, nuk mund të ma hani hallvën ju mua” pas debatit me të pandehurit e tjerë.
Nuredin Dumani: Nuk vdes une. Pa ju ngrene hallvën të gjithëve nuk ma hani mua.
I pandehuri Enver Diva nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja ha hallvën njëri – tjetrit.