Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në Tiranë dhe zona të tjera.
Mësohet se kontrolle ushtrohen edhe në zonën e Kodrës së Diellit, për të goditur fenomenin e shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë.
Raportohet se ka dyshime për një laborator droge te Kodra e Diellit si dhe në Qerrek të Niklës.
Disa agjenci ligjzbatuese marrin pjesë në aksion, teksa kontrollet i drejton Operacionalja në Policinë e Shtetit. Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion.
Prokurori qe ka hetuar rastin është zv/drejtuesi i SPAK, Adnand Xholi i cili është koordinuar dhe me autoritet Spanjolle, pasi grupi i shqiptarëve vepronte dhe në disa zona të Spanjës.
Mësohet se bëhet fjalë për disa të arrestuar dhe shënjestër është goditja e trafikut ndërkombëtar të kokainës.