Të paktën 16 masa sigurie janë lëshuar për punonjësit e OSHEE-së së Gjirokastrës.
Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë mëngjesin e së mërkurës, të dhëna nga Gjykata e Shpallës së Parë me kërkesë të Prokurorisë.
Shumica e këtyre masave janë me arrest në burg ndërsa të tjerat janë me detyrim paraqitjeje.
Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE rajoni jugor.