Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Konflikti dyshohet se lidhet me problemet e vazhdueshme që familja Sekiraqa ka pasur me familjen Capat në Prishtinë, duke përfshirë plagosjen e një anëtari të familjes Capat disa muaj më parë.
Viktimë ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave, një anëtar me ndikim brenda grupit, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Nga familja Sekiraqa, i plagosur mbeti personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47 vjeç.
Nga të shtënat u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtim Gashit), Robert Llumnica (29 vjeç), Fatos Abazi (35 vjeç) dhe Valdrin Ademi (21 vjeç). Llumnica dhe Ademi janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.