Gazetari Eni Ferhati raportoi se sipas informacioneve të siguruara, mbrojtjes së kryebashkiakut Erion Veliaj do t’i shtohet një avokat i ardhur nga Amerika, për të cilin qarkullojnë informacione se është paguar nga oligarku Samir Mane.
Bëhet me dije se gjithashtu se avokati në fjalë bashkë me avokatin aktual Maks Haxhia pritet të zhvillojnë një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj në ambientet e paraburgimin e Durrësit ku mbahet i izoluar prej 1 muaji.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 11 mars për të shqyrtuar ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj masës së sigurimit arrest me burg.
Seanca do të zhvillohet në orën në orën 10:00 dhe ky ankim do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pellumbi.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti me urdhër të SPAK për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.
Veliaj është shprehur se është i pafajshëm dhe se sipas tij arrestimi është i paligjshëm, me qëllim për ta goditur politikisht.