Moti i keq vazhdon të godasë Sicilinë me shira të rrëmbyeshëm të cilët kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete dhe qendra të banuara.
Gjithashtu në orët e fundit përmbytjet masive kanë shndërruar rrugët në lumenj të vërtetë. Po ashtu mbi 80 operacione vijojnë për tu ardhur në ndihmë komuniteteve të goditura nga shiu dhe përmbytjet.
Mediat italiane shkruajnë se qindra mjete e biznese raportohen të dëmtuara ndërsa operacionet vijojnë deri në momentin që do të ketë sinjale për përmirësimin e motit. Imazhet e kapura në qytet tregojnë makina të prishura në rrugë, të shndërruara në rrugë ujore dhe punonjës të urgjencës në veprim për të shpëtuar shoferët. Rreth dhjetë mjete transporti u përfshinë në probleme të ngjashme në kryeqendrën e Siçilisë.