Nuk ka më asnjë dyshim se marrëveshja mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit është një dështim kolosal. Që nga mënyra se si nisi, u duk se do të ishte diçka e vështirë. Kryeministri jonë shkoi në Itali dhe shpalli marrëveshjen, pa asnjë lloj konsultimi me qytetarët. Por që prej nëntorit 2023, kjo marrëveshje nuk po zbatohet dot dhe me gjasë nuk ka për t’u zbatuar.
5 ditë më parë Meloni tentoi të sjellë për të tretën herë emigrantë në Gjadër, por drejtësia i dha sërish goditje dhe ata u kthyen në Itali. Apeli e cilësoi si të padrejtë strehimin e tyre në Shqipëri. Fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Evropiane, e cila do të vendosë brenda shkurtit.
Prej më shumë se një viti e gjysmë, mediat Italiane ka në hedhur akuza për këtë marrëveshje, e cila ka kushtuar miliona euro dhe Gjadri është kthyer në një qendër ku strehohen qentë.
Por për një gjë Giorgia Meloni duhet të jetë e kënaqur, të paktën imazhi i saj ka ndihmuar Gjergj Lucën të bëjë ca para më shumë. Oligarku i peshkut, sapo u firmos pakti, nis manovrat e lëpirjes dhe hapi “Tratoria Melonin”, një restorant peshku në Lezhë.
Shumë media italiane janë tallur me të, pasi kudo janë vendosur portretet të kryeministres. Vetë mediat kanë treguar se Luca, i akuzuar për trafiqe e shumë ngjaje të tjera, keqpërdor imazhin e kryeministres. Por kësaj të fundit duket se nuk i prish punë, pasi duket se vetëm pikturat e Gjergj Lucës i kanë mbetur.
Gjadri, të paktën deri tani, ka përfunduar në një gërmadhë, ku disa policë italianë marrin para qyl. E vetmja krenari e Melonit është Tratoria e Gjergj Lucës. Por edhe këtij të fundit kemi hall se mund të fillojë të mos i ecë aq shumë biznesi nëse Gjykata Evropiane e shpall të paligjshme marrëveshjen. Kjo pasi nëse ndodh një gjë e tillë, Gjadri do të mbyllet përfundimisht.
Nuk është çudi që Rama me miken e tij të shpikin ndonjë gjë tjetër, por kryeministri ynë tani ka halle më të mëdha. Trump mund të sjellë qindra mijëra palestinezë në vendin tonë dhe Bablokut nuk i mjafton vetëm Gjadri, pasi do të duhet të mendojë dhe për zona të tjera, pasi flitet për qindra mijëra persona.