Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga AMP pas masakrës në Dobraç.
Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndalim dalje jashtë shtetit dhe pezullim nga detyra për:
1- Blerim Kurmekaj – Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, Shkodër, 45 vjeç
2- Viktor Logu – Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, Shkodër, 33 vjeç
3- Julian Sterkaj – Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, 31 vjeç
4- Marte Martini, – Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër 33 vjeç
Ata akuzohen për ”Shpërdorim detyre”.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore u vuri prangat 2 ditë më parë, katër policëve që ishin në vendngjarje ditën kur ndodhi masakra e Shkodrës me 4 viktima.
Policët akuzohen se nuk kanë respektuar procedurën standarde të sigurimit të vendit të ngjarjes si dhe nuk kanë identifikuar personat e gjetur në vendin e ngjarjes. Në masakrën e Dobraçit ka qenë i pranishëm në mjetin e viktimave edhe një person i tretë, i cili është filmuar nga kamerat, por deri më tani nuk është zbuluar identiteti i tij.
Videot e publikuara pas ngjarjes treguan se një prej personave që ndodhej pranë viktimave mund të jetë i shumëkërkuari, Ibrahim Lici.
Në masakrën e Dobraçit mbetën të vrarë katër persona, mes të cilëve dy bashkëshortë Flutura dhe Bashkim Basha.