Kanë dalë detaje të reja në lidhje me aksionin në Shkodër që lidhet me atentatin e Doraçit.
Mësohet se RENEA ndodhet aktualisht te shtëpia e Safet Bajrit, i cili do të shoqërohet dhe merret në pyetje.
Kujtojmë se të vrarë në atentatin e Dobraçit mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motor pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit. Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.
Ngjarja dyshohet se është kryer nga një grupi i strukturuar kriminal, sepse pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në zonën Grudë e Re, e cila kishte dy automatik brenda që mendohet të jenë përdorur në atentat.
Dyshimet u ngritën edhe më shumë pasi në makinën e viktimave ishte dhe një person tjetër që i shpëtoi atentatit. Mendohet se ky është Ibrahim Lici, i shumëkërkuari i drejtësisë për vrasjen e Endri Mustafës, por se kjo nuk është vërtetuar ende.