Gazetari Lorenc Vangjeli, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk i bën përshtypje nëse vendos njerëz me ‘precedentë penale’ në listën e deputetëve. Vangjeli theksoi se Rama nuk shikon emrat e kandidatëve, por thjesht numrin e votave.
Ai shtoi se 6 kandidatë për deputet të PS, nuk do e përfundojnë mandatin deri në fund nëse e fitojnë atë.
“Rama nuk bën llogari me emra por me numra. Lista e tij është krijuar sipas metodologjisë së tij, është bërë që të krijojë më shumë numra dhe pas 11 majit secili është në fatin e vet. Atëherë numrat do të kthehen në emra dhe më pas do të vijë deputeti pasardhës, nëse do të ketë një problem me SPAK-un. Në listën e publikuar të PS, nja 6 veta që mendohet që do ta marrin mandatin nga KQZ-ja, nuk do ta ushtrojnë detyrën e deputetit deri në fund”, tha Vangjeli.