Sipas lajmit të publikuar nga “Lezha Press”, thuhet se pas 1 viti në detyrë është shkarkuar Drejtori i OSHEE- Lezhë, Gentian Fiçori, për mungesë eficence në furnizimin e zonës me energji elektrike.
Por me urdhër të Edi Rames ose më saktë, me këtë lëvizje në zbatim të platformës së bashkëpunimit me personazhe të krimit, drejtor i ri i OSHEE në Lezhë do emërohet Andi Llesh Marku, zyrtar hajdut dhe bandit i vjetër i PD-PS.
Drejtori i ri i OSHEE, Andi Marku, do prezantohet ditën martë në këtë detyrë; ndërsa tani është Shef Zjarrfikseve në Bashkinë e Lezhës, ku vajzën Drimona Marku e ka këshilltare të PS-së.
Për emërimin e drejtorëve, Edi Rama ka si kriter të vetëm, aktivitetin e tyre si hajdutë, të lidhur me krimin e të dënuar, kriter të cilin, Andi Marku e plotëson dhe e ka faktuar deri sot si shef i zjarrfikëseve të Lezhës, emëruar nga PS.
Në datën 1 qershor 2010, kur Andi Marku ishte Kryetar i Komunës Kolsh, u arrestua në zyrë nga Policia e Lezhës me aksionin “Kolshi”, pas hetimit nga Anti-krimi në Drejtorinë e Përgjithshme.
Ish-krye komunari Andi Marku, në atë kohë 35 vjeç e me banim në fshatin Manati, u arrestua me prova për korrupsion me tenderët, falsifikime vendimesh e pronësie tokash, leje ndërtimi false e të paligjshme, ryshfete e pasuri me burim krimet ekonomike-financiare, për të cilat u dënua.
Ai ishte kryetar komune në vitet 2007-2011 si gjoja “i pavarur”, por faktikisht ishte përfaqësues i bandave kriminale të PD, sot të PS, me të cilët bëri batërdinë në këtë komunë dhe mbrohej prej tyre në çdo grabitje pronash, tenderë, shkarkime nga puna, leje ndërtimi e pazare ryshfetesh.
Në zgjedhjet e vitit 2011, Andi Marku u bë pjesë e PD dhe u fut në listën e këshilltarëve të saj, ku gjatë 4 viteve mandat, zhduku shumë dosje problematike që kishte bërë si kryetar në vitet 2007-2011, ngaqë ishte kryetar faktik i komunës e këshillit të komunës Kolsh, megjithëse e drejtonte PS.
Pas vitit 2015, Andi Marku, bleu 11 pasuri në Lezhë, Tiranë, Durrës e Vlorë; hapi 3 biznese “Person Fizik”, braktisi PD, “iu ngjit pas këpuce” kupolës së PS dhe ata e emëruan kryetar të PS e drejtues njësie në Kolsh, drejtor të pronave në Prefekturë dhe shef zjarrfiksesh.
Ai ka qenë dhe drejtues policie në disa zona, por u përjashtua për lidhje me krimin, duke mos u prekur parcelat e drogës dhe ngarkesat që trafikonin; por dhe pas raporteve të SHISH e SHÇBA për dekonspirim aksionesh të policisë, fshehje kriminelësh e mos regjistrim denoncimesh.
Por sipas kriterit të Edi Rames, Andi Marku, në vend që të arrestohej, siç u veprua kur ishte kryetar komune në Kolsh; u emërua Përgjegjës i Verifikimit të Titujve të Pronësisë në Prefekturën e Lezhës, ku e larguan për shumë zullume me tokat.
Më pas e emëruan shef të zjarrfikses në Lezhë, ku PS i bëri dhe një nder tjetër: i futi vajzën Drimona Marku, këshilltarëve bashkie në zgjedhjet 2023; ndërsa gjatë studimeve në Fakulketin Drejtësisë, qeveria i pagoi bursën si gjoja “familje e varfër” me letra false.
Por Andi Markut, hija e zullumeve që bëri nga komuna në polici e prefekturë, ia prishi qetësinë më 22 tetor 2016 kur e morrën peng 24 orë; dhe e lëshuan pasi u dha një pjesë nga milionat e vjedhura dhe u dhuroi 1000 m2 tokë në dalje të Shëngjinit.
Më 17 maj 2017, i dogjën makinën luksoze para ndërtesës së prefekturës në Lezhë, ndërsa me 21 shtator 2017 e sulmuan në orën 22.00, kur po shkonte në shtëpi të vila 4 kate në lagjen “Skënderbeg” dhe e çuan në spitalin e Truamës-Tiranë.
Ndërsa tani, 4 muaj para zgjedhjeve, këtë ish-kryetar komune “monstër” të korrupsinit, ish-drejtues policie të lidhur me krimin dhe falsifikator e grabitës tokash në Lezhë, Edi Rama e emëroi Drejtor të OSHEE- Lezhë, për të grumbulluar vota me joshje e presione për punësime, shkarkime, tenderë, lidhje linjash të paligjshme, fshirje faturash e gjoba.