Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat, ku jep detajet në lidhje me zbulimit e një laboratori të përpunimit të kokainës fshatin Qerekë të Fushë Krujës, teksa sipas institucionit të drejtësisë janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në total 9 persona, 6 prej të cilëve shtetas shqiptarë dhe 3 shtetas të huaj nga vendet e Amerikës Latine, që ishin ekspert të ndarjes së lëndës narkotike kokainë.
Kokaina vinte nga vendet e Amerikës Latine, e fshehur në lëkurë bagëtish të imëta dhe më pas përpunohej ku bëhej ndarja në laboratorin e kokainës në Qerrekë, për t’u trafikuar më pas në Shqipëri dhe tregun e europian.
Ndër personat e arrestuar shqiptarë janë Kreshnik Farruku (Budlla) Aldi Zonja, Geis Fejsulla, Klajdi Birçe, Endi Sejdini, Baki Huqi, etj.
Prokuroria e Posaçme bën me dije se hetimet për këtë grup kriminal po kryheshin prej 1 viti, në bashkëpunim me agjenci të huaja dhe autoritete spanjolle, ku dyshohet se kishte bazën dhe ky grup kriminal.