Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për të hequr sekuestron mbi bazën detare të portit të Limionit në Sarandë.
Vendimi është marrë këtë të martë, teksa tashmë porti i Limionit do të vazhdojë të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK.
Baza detare e portit të Limionit në Sarandë u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare. Këtë vendim e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit të Posaçëm, por edhe nga Gjykata e Lartë.
Pas vendimit të tre shkallëve të mëparshme të gjyqësorit, shoqëria “Marina Bay Saranda” iu drejtua Kushtetuese, por edhe kjo e fundit ka lënë në fuqi të njëjtin vendim.
Në 1 korrik të vitit 2020, Ministria e Financave nënshkroi me kompaninë Marina Bay Saranda një kontratë qiraje me vlerën 1 euro për dhënien e 265 mijë metër tokë publike në Gjirin e Limionit, në Sarandë. Sipas projektit, kompanitë do të ndërtonin aty një port jahtesh si dhe një resort turistik me vila, hotele dhe apartamente.