Sezoni i dytë show-t televiziv “Ferma VIP” do të nisë javën që vjen. Mes shumë emrave që përfliten se do të jenë pjesë e këtij formati, disa prej tyre janë të sigurt.
Këngëtarja Enca Haxhiu bëhet e ditur se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”, pas një shkëputjeje nga televizioni dhe jeta artistike. Po ashtu, edhe reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, do t’i bashkohet kastit të fermerëve.
Gjithashtu janë aluduar edhe personazhe të tjerë publik që do të jenë fermerët e këtij edicionit të “Ferma VIP”, si Alba Pollozhanin, Big Bastën, Frederik Ndocin, Erand Sojlin dhe Olsi Bylykun.
Ndërkohë, më herët është zbuluar se moderatore e këtij edicioni do të jetë Luana Vjollca, ndonëse Fjoralba Ponari theksoi se do të ishte ajo në natën finale të sezonit të parë.
“Ferma VIP” është një program reality që mbledh në këtë rast personazhe të njohur për publikun shqiptar, duke i sprovuar ata në situata të ndryshme që përfshijnë sfida nga të jetuarit në fermë dhe jo vetëm.
Fituesi i reality-t, që zgjat 100 ditë, merr një çmim prej 100 mijë eurosh. Fituesi i edicionit të kaluar dhe të parë ishte Dijonis Biba dhe shfaqja moderohej nga Fjoralba Ponari.