Policia e Shtetit ka ekzekutuar deri tani 2 urdhra arresti të lëshuara nga SPAK. Një prej të arrestuarve është ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe Ahmet Masha, një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.
Në vitin 2013 ai është arrestuar për kontrabandë nafte në Durrës. Ai u arrestua bashkë me 7 të tjerë në sajë të operacionit policor të koduar “Dallga”, ku u sekuestruan gjithashtu 3 anije peshkimi, 11 automjete, 3 mije litra nafte dhe 110 arka me verë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër person, emri i të cilit nuk dihet ende.