Krahas angazhimit të tyre në pushtetin vendor, kupola e Bashkisë Lezhë duket se ka gjetur kohe edhe për të bërë biznes privat, ashtu si shumë drejtorë të tjerë të administratës publike, të cilët kanë hapur kompani, duke i marrë vetë tenderat. Bëhet fjalë për nënkryetarin e Bashkisë Lezhë, Elson Frroku, Sekretarin e Përgjithshëm Reinis Çela, Drejtorin Juridik Altin Lleshi dhe ish-drejtorin e Planifikimit Urban, Alban Laçi, të cilët kanë krijuar një kompani private me emrin “Gotham konsulting” Shpk.
Referuar aktit të themelimit, kjo kompani rezulton të jetë krijuar me 30 mars të viti 2022 me objekt veprimtarie projektim, ndërtim, zbatim, mbikqyrje dhe kolaudim të ndërtimeve të të gjitha llojeve. Katër zyrtarët e Bashkisë Lezhë janë ortakë të kompanisë “Gotham konsulting” Shpk. Nga verifimet e kryera nuk rezulton që kjo kompani të ketë përfituar nga tenderat publië. Por nuk përjashtohet mundësia kjo kompani të ketë vepruar si nënkontraktore.
Në këto kushte është detyre e organeve ligjzbatuese siç është Prokuroria e Posaçme Kunder Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit SPAK për të zbuluar dhe provuar diçka të tillë, që nëse rezulton e vertetë është një tjetër skandal që tregon se si zyrtarët e pushtetit vendor zhvasin paratë publike. Thjeshtë fakti që kupola e një bashkia është pronare e një kompanie ndërtimi, është tejet i dyshimtë.