Policia ka goditur një rrjet prostitucioni në qytetin e Vlorës. Katër shtetase të huaja, me origjinë moldave, kolumbiane, venezuelase dhe kazakistanse, në bashkëpunim me njëra tjetrën dyshohet se ushtronin prostitucion në qytetin e Vlorës.
Mësohet se bëhet fjalë për 4 shtetase të moshave, 24, 33, 34 dhe 38 vjeç. Të katër shtetaset e huaja kanë përfunduar në prangat e policisë.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se ditën e djeshme një rrjeti i madh prostitucioni u godit në qytetin e Elbasanit, ku u arrestuan 7 vajza nga Kolumbia, Spanja dhe Venezuela.